Presidentja Osmani pret sot homologun e saj kroat, Milanoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot për vizitë zyrtare presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Ky takim mes tyre është paraparë të mbahet nga ora 9.00, njofton Klankosova.tv.

Ai do qëndrojë për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu.

Faqja zyrtare e presidencës kroate, pati njoftuar se vizita e tij tek trupat kroate është planifikuar në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë pasi presidenti Milanoviç do ta kalojë natën e Krishtlindjeve me trupat kroate.