Ancelotti flet për minutazhën e ulët të Iscos

Isco ishte titullar vetëm dy herë këtë edicion te Real Madrid, derisa kontrata i skadon në verë, përcjellë lajmi.net.

Sipas Ancelottit, spanjolli ende ka shpresa se do jetë sërish titullar, derisa është duke pritur kur t’i jepet mundësia.

“Është e komplikuar. Në nivelin personal, teknik, lojtari nuk ka pasur mundësi të tregojë sepse skuadra ka treguar shumë pa të”.

“Isco, Naco, Valverde, Camavinga, Marcelo, këto rezultate pozitive kanë ndikuar që të mos kenë minuta”.

“Në nivelin personal, nuk kanë rënie, nuk jam i zemëruar me të. Ai e ka pranuar se skuadra ia ka dal mirë është duke u stërvitur mirë dhe pret për mundësinë”, nënvizoi tekniku italian.

Ndërkohë, Real Madridin nesër e pret një ndeshje e vështirë ndaj Athletic Bilbaos./