I huazuari te Barcelona, Yusuf Demir, mund të largohet nga skuadra dhe të shkojë në drejtim të Bundesligës gjermane.
Skuadra Blaugrana nuk mund të përballojë shumën prej 10 milionë eurove që ka klauzola e tij dhe duket se nuk do të bëjnë lëvizjen permanente, përcjell lajmi.net.
Si pasojë, skuadra nga Bundesliga pritet të bëjnë lëvizjet për 18 vjeçarin që ka shprehur edhe ashtu dëshirën për të luajtur në futbollin gjerman.
Ai do të ndiqte rrugën e Ilaix Morriba, i cili së fundmi u largua nga Barcelona te RB Leipzig.
Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi final i Barcelonës për Yusuf.