Deskoska porosit Vmro-në të dorëzojnë amandamente për ligjin e prokurorisë

“VMOR-DPMNE-ja në vend që të trilloj afera, t’i përkushtohet përgatitjes së amendamenteve për ligjin për Prokurori Publike”. Kështu porositi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, partinë më të madhe opozitare.

Renata Deskoska, ministre e Drejtëssië

“I propozoj VMRO-DPMNE-së dhe Antonio Milloshovskit, në vend që të merren me trillime për afera aty ku nuk ka, t’i përkushtohen përgatitjes së amendamenteve për Ligjin për Prokurori, nëse mendojnë se ka nevojë që të bëhen ndryshime në tekst. Vetëm ashtu do të tregojnë se janë të gatshëm që ta lënë pas tyre kohën e ‘e të fuqishmëve’, të ‘lustracioneve të porositura dhe të përndjekura’ dhe t’i vendosin interesat euroatlantike para interesave personale të të akuzuarve dhe të dyshuarve kriminelë nga radhët e tyre”.

Deskoska në komunikatën për media informoi se në shtator të vitit të kaluar është sjellë ligj i ri për provim të jurisprudencës, i cili parasheh realizim të provimit për të drejtën penale, të drejtën qytetare, të drjetën e tregtisë, të drejtën e punës, rregullimit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe të Konventës Evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të lirive bazë, organizimi i sistemit të gjyqsisë dhe ligjin administrativ si dhe konflikti i ligjeve dhe ndihma juridike ndërkombëtare. Këtë program ajo tha se e ka punuar një Komision i përbërë prej profesorësh, gjykatësish. Më tej Deskovska përmendi se në program kanë dashur të inkuadrojnë edhe ndonjë libër të përkthyer nga VMRO-DPMNE-ja, gjatë qeverisjes së tyre, mirëpo për fat të keq siç shprehet ajo, asnjë libër nuk është pjesë e provimit të jusrprudencës sepse të gjithë përgatitësit e programit për këtë provim i kanë tërhequr ato si të papërdorueshme.

Ndryshe, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e amendamenteve, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se disa parti tanimë e kanë bërë këtë, por disa parti të tjera kanë kërkuar kohë shtesë duke thënë se kanë qenë të angazhuar në procesin Zhan Mone. Nga VMRO-DPMNE as s’kanë dorëzuar dhe as nuk do të dorëzojnë amendamente, por lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski ka thënë që Ministria e Drejtësisë të përpilojë vetë amendamente nga sugjerimet e ekspertëve që u dhanë në shqyrtimin publik.