Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se policët sot, rreth orës 07:00, gjatë kontrollit të planifikuar ka konfiskuar 26.540 fishekzjarrë, mjete të tjera piroteknike dhe 77 kilogram duhan.
Mjetet janë konfiskuar gjatë kontrollit të planifikuar, nga njohuritë e marra paraprakisht, në pikëpagesën rrugore në Zhelinë, në veturën e N.I.(53) nga Shkupi, transmeton TV21.
N.I. është arrestuar, ndërkaq mjetet e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë.
Pas zbardhjes së rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.