Aksion policor në Shkup, konfiskohen 100 kg drogë, ka edhe të arrestuar

Policia po zhvilloj një aksion të gjërë në hyrje të Shkupit nga Tetova, raporton TV Kanal 5, duke u thirrur në burime brenda hetimeve. Janë konfiskuar të paktën 100 kg drogë dhe janë arrestuar disa persona. Nga MPB-ja vetëm konfirmojnë se po zhvillohet një aksion, ndërsa detaje paralajmërohen pas përfundimit të të njejtit, gjatë ditës së nesërme. Kjo është sasia e dytë e madhe e konfisuar brenda dy ditëve, pasi policia këtyre ditëve konfiskoi edhe 100 kg mariuhanë.