Dega e ASH-së në Kumanovë raportoi për procesin zgjedhor

Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët dega Kumanovë, sonte ka mbajtur mbledhje ku ka analizuar rezultatin zgjedhor dhe gjithë procesin në përgjithsi.

Raportin e zgjedhjeve e ka përgatitur dhe prezentuar shefi i shtabit Burhan Aliti dhe po i njejti raport u votua me shumicë votash.

“Kuvendit ju drejtuan me fjalime edhe kryetari i degës Huzeir Mustafi, drejtori i qendrës Analitike Bashkim Bakiu, nënkryetarja Bujare Abazi si dhe nënkryetari Elmi Aziri.

Vazhdojmë përpara fuqishëm,pastër dhe me dinjitet,”thuhet në njoftim. (INA)