Qeveria norvegjeze do të ndihmojë qytetarët e saj për tia lehtësuar përballimin me faturat e energjisë elektrike, pas rritjes së çmimeve që planifikohen në këtë vend.
Amvisëritë do të marrin ndihmë shtetërore për faturat e larta, ashtu që do tu paguhet gjysma e shumës së tyre, që kalon pragun prej 7.8 cent për kilovat, përcjell INA.
Masa ka hyrë në fuqi këtë muaj dhe do të zgjas deri në mars të 2022. Norvegjia krizën me energjinë e ka vlerësuar si situatë të jashtëzakonshme.
Janë planifikuar 560 milionë dollar për të ndihmuar qytetarët. Këto masa vijnë pas shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në Evropë. (INA)