Kurti: Lajm tronditës nga SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj fatkeqësisë në SHBA që u shkaktua nga tornado duke marrë mbi 80 jetë njerëzish.

“Lajm tronditës nga SHBA. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentakit dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, shkroi Kurti, përcjell TV21.