Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, Bob Dole.
Ai thotë se Dole qe përkrahës i domosdoshëm i lirisë së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
”I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole. Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës. U prehtë në paqe”.