Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, është aktiv me postime në rrjete sociale.
Madje nuk janë të pakta edhe rastet kur ai iu ka kthyer komentet.
Së fundmi në një postim të tij ai i ka thënë një komentuesit: “Mëso për investimet e mia në Kosovë”.
Reagimi i tij erdhi pasi komentuesi i bëri thirrje atij të vijë dhe të investojë në Kosovë.
Madje, Behgjet Pacolli lidhur me investimet e tij në Kosovë e ka akuzuar ish-kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, se e ka mashtruar lidhur me investimin e tij në fabrikën e këpurdhave në Mitrovicë.