Suedezi është duke shijuar kohën te Milan, ku është një ndër yjet e skuadrës, me të cilët ëndërron të fitojë Scudetton këtë edicion, transmeton lajmi.net.
Ibrahimovic në intervistë për gazetën italiane tregon se i kërkoi Kylian Mbappes të largohet dhe t’i bashkohet Real Madridit, derisa edhe iu bashkua debatit në zgjedhjen Messi apo Ronaldo.
A është e vërtet që e këshillove Mbappen të largohet nga PSG?
“Është e vërtetë. Mbappe ka nevojë për një mjedis më të strukturuar, si i Real Madridit. Por, pastaj i thashë presidentit të PSG-së që mos ta shesë”.
A kishte të drejtë Donnarumma që u largua?
“Gigio është portier i mirë. Nëse do i jepnin çfarë kërkonte, do qëndronte në Milan. Tani duhet të ngatërrohet për të qenë titullar te PSG. Nuk ka gjë të tillë që amerikanët e Jugut të imponojnë atë tjetrin. Gigio është më i fortë”.
Lojtari më i fortë në histori?
“Fenomeni Ronaldo, si fëmijë provova ta imitojë”.
Problemet me Guardiolan?
“Ai asnjëherë nuk më kuptoi. Ai dëshironte të planifikonte çfarë duhet të bëja. Bëri një gjest dhe erdhi tek unë, por pastaj mendova se çfarë Guardiola donte dhe ndryshova. Guardiola nuk i pëlqen lojtarët me personalitet. U bëra problem dhe meqenëse nuk kishte zgjidhje, u largova”.
Messi apo Ronaldo?
“Të dy janë shumë të fortë. Do thoja Messi sepse kemi luajtur se bashku”.
A beson në Zot?
“Jo, besoj vetëm te vetja ime”.
A nuk beson në jetën e përtejme?
“Jo. Kjo është jeta. Kur vdes, je i vdekur. Nuk e di nëse dua funeral, një vend ku i bëjë ata që më duan të vuajnë”.
Ndërkohë, Ibrahimovic do jetë i pranishëm sonte (e mërkurë) në ndeshjen ndaj Genoas, ku me shumë gjasa do jetë nga minuta e parë.