Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të rrëmbyeshme shiu në pjesën perëndimore të vendit. Në vendet më të larta malore, reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 13 deri në 18 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite priten reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-verior. Temperatura minimale do të ulet në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.