Nga Prokuroria Publike njoftojnë se nesër do ky institucion do të bëj dorëzimin e materialeve në lidhje me aksidentin e autobusit të Maqedonisë në autostradën “Struma”, përcjell TV21. Nga Prokuroria bëjnë me dije se këtu përfshihen materialet për hetim, por edhe për identifikim të 45 viktimave.
“Nesër, e shtunë më 27 nëntor 2021, Biser Jordanov, zëvendës i prokurorit të qarkut Pernik dhe Mlladen Hristov Petrov, hetues në Shërbimin hetues kombëtar të Bullgarisë, nga kryeprokurori publik i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski do t’i marrë materialet që lidhen me hetimin dhe identifikimin e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari”, njoftojnë nga Prokuroria.




