Zbulohet befasia që Ronela Hajati po përgatit për “Ditën e të dashuruarve”

Ronela Hajati ka njoftuar fansat se më 14 shkurt do të publikojë jo një por dy këngë të reja.

“Gënjeshtar” dhe “Pare” janë titujt e këngëve të reja, të cilat këngëtarja mezi pret që fansat t’i dëgjojnë.

Ajo shtoi se këto dy projekte janë totalisht të kundërta, por shumë të bukura, ndërsa zbulon se bashkëpunëtorët e saj janë: Imagine Films, Onima, Tull Production, e të tjerë.

“Mezi po pres te degjoni 2 kenget e mia te reja!
-GENJESHTAR JE
-PARE
Totalisht te kunderta po shume te bukura! 🤓
Mezi po pres 14 Shkurtin!”, janë fjalët e Ronelës.