Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në aksidentin e autobusit që herët në mëngjes ndodhi në Bullgari, ku raportohet për 46 viktima, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“Nuk ka fjalë që mund ta shprehin pikëllimin në momente të këtilla. Ngushëllime familjeve të viktimave. Kjo është një tragjedi e madhe për Maqedoninë”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fesjbuk.