Zaev: Autobusi i aksidentuar është i kompanisë “Besa Trans”

Kryeministri Zoran Zaev pas vizitës në spitalin e Sofjes, në një deklaratë për media konfirmoi se autobusi i aksidentuar në BUllgari është i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, shkruan TV21. Zaev tha se ende është herët për të folur rreth shkaqeve të aksidentit.

“Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut me informoi. “Besa Trans” nga Shkupi është kompania transportuese. Transportues i rregullt që ka relacione të shpeshta Stamboll-Sofie-Shkup për qytetarët, mbi të gjitha në aspektin turistik”, deklaroi Zaev nga Bullgaria.

Përndryshe sot në Bullgari është rrokullisur dhe ka marrë flakë një autobus nga Shkupi. Shumica e udhëtarëve kanë qenë nga Maqedonia e Veriut, një nga Serbia-Presheva dhe një nga Belgjika.

Në këtë aksident kanë vdekur 46 persona, prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 persona të tjerë janë lënduar, mes të cilëve edhe një 7-vjeçare.