Nga foltorja me gratë e Partisë Demokratike, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kujtuar shprehjen që deklaroi ambasadorja amerikane Yuri Kim disa muaj më parë kur tha se “demokratët nuk duhet të hanë bar”.
E duke komentuar këtë thënie, Berisha iu drejtua drejtpërdrejt ambasadores Kim kur tha se nuk do ta lejojë në zyrën e tij nëse ajo nuk u kërkon falje demokratëve për këtë deklaratë.
“Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha duke shkelmuar Kushtetutën e saj e cila fillon ‘ne populli’, nuk do t’i trokas në derë. Tani do t’i përgjigjem. E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës si kryetar i PD apo Kryeministër do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin e SHBA. Me të vetmin kusht. Në rast se ajo do quhet Yuri Kim në çfarëdo funksioni që të jetë kurrë nuk do shkelë në zyrën time pa ju kërkuar juve të falur për barin që ju serviri”.
“Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit, ne jemi ata që kemi përmbysur diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ja u ka bërë kush 30 vjet ndaj dhe në zyrën time s’do shkelësh kurrë pa u kërkuar falje demokratëve shqiptarë”, u shpreh Sali Berisha. /tvklan.al/