Aksident mes tri veturave në Hajvali, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Hajvali të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, në Hajvali, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit janë lenduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.