Reperi i njohur shqiptar, Skivi, ka kohë që nuk ka qenë aktiv me ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ai po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar në rrjete sociale me postime të ndryshme.
Visar Shala (emri i vërtetë) së fundmi ka prezantuar me fansat një tjetër ndryshim të bërë në pamje.
Skivi (Foto: Instagram)
Ai ka shpërndarë disa fotografi të reja në Instagram, nëpërmjet të cilave tregon se është bërë tullac.
Në postimin e publikuar me mbi 100 mijë ndjekësit, ai mori komente e reagime të llojllojshme.
Skivi (Foto: Instagram)
Skivi duhet theksuar se këtë vit ka qenë më pasiv në muzikë, meqë është përqendruar në studio e në bashkëpunimin me artistë të rinj.
Mbetet për t’u parë në vijim nëse do ketë ndonjë këngë të re nga reperi.