Përlotet Morena Taraku: Era e qumështit të zier më kujtoi nënën, po qaja si një fëmijë

Ajo arrin të marrë vëmendje me veshjet dhe pozat provokative të saj dhe mbi të gjitha ajo përflitet shumë për jetën e saj private, shkruan lajmi.net.

Së fundit ajo ka postuar një story ku preku ndjekësit me fjalët që ka thurur për nënën e saj, e cila nuk jeton tash e shumë vite.

Qumështi i zier e ka përlotur këngëtaren, ku i’a ka kujtuar nënën e saj dhe kohën kur shtëpia merrte erë të tillë.

Në fund ajo ka kërkuar nga të gjithë që t’i duan nënat dhe se sipas saj ato meritojnë dashuri pa fund.

Morena së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes ku flitej për jetën e saj private, për lidhjen me një turk të ndarë nga gruaja dhe me dy fëmijë.