“Të varet tani ta shikojë e gjithë bota”, nëna e 8-vjeçarit të vrarë kërkon dënimin ekstrem për vrasësin

E revoltuar dhe me dhimbje, në ambientet e gjykatës ajo ka kërkuar dënimin maksimal për Çalamanin

“Vetëm varje për atë monstër. Vetëm varje. Më mes të Fierit ta varin, se vrau një 8-vjeçar. Drejtësi për Mateon. Një fëmijë 8-vjeçar u nda nga shoqëria nga shkolla. Të varet ta shikojë e gjithë bota”, ka thënë e dëshpëruar nëna dhe familjarët e Mateos.