Sot kryetar i Prishtinës, por Përparim Rama tregon si lante enë për t’ia kthyer babait borxhin (VIDEO)

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar muajin e kaluar në Prive, se disa nga punët e para që ka bërë, ishte larja e enëve dhe përgatitja e sanduiqave, gjatë kohës kur ka shkuar në Londër, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Rama tha është përpjekur t’ia kthente babait borxhin prej tre mijë markave, pasi ai e ndihmoi të shkonte në Angli kur ishte 16 vjeçar.

Në intervistën e mëposhtme mund të kuptoni edhe shumëçka tjetër nga jeta personale e kryetarit të Prishtinës, nga shkuarja në Britani të Madhe e deri tek njohja me gruan dhe familja.