Dj Dagz tregon se ka ndërprerë tre herë studimet

‘’Nuk më pëlqen, nuk kam nerva’’, është shprehur ai.

Arbri tregoi se ka tentuar të studiojë për gjuhë angleze dhe më pas për ekonomi.

Dj Dagz ka rrëfyer se arsyeja kryesore e këtyre ndërprerjeve ishin angazhimet e shumta profesionale.

‘’Karriera po ecte shumë mirë dhe unë nuk kisha më kohë për asgjë, u fokusova atje. Pavarësia ekonomike pastaj të bën të llastohesh dhe të mos kesh më asnjë nerva për të studiuar’’, tha ai.