Me masat e reja epidemiologjike në Mal të Zi, të cilat prej sot hyjnë në fuqi, ndalohen festimet e Vitit të Ri në ambient të hapur, dasma në ambient të hapur dhe në ambient të mbyllur, si dhe puna e klubeve të natës.
Gjithashtu, kufizohet edhe orari i punës së objekteve hotelierike, respektivisht do të punohet deri në mesnatë, ndërkaq ndalohet organizimi i ekskursioneve, ahengjeve private.
Kovid-certifikata kombëtare digjitale vazhdon të mbetet kusht për kalimin e kufirit, për qëndrim në pjesën e mbyllur të objekteve hotelierike, për pjesëmarrje në organizime dhe ndeshjeve sportive.
Qeveria e Malit të Zi shqyrton mundësinë që nga 1 dhjetori të vendos si kusht vaksinimin e plotë, respektivisht posedimin e obligueshëm të kovid-certifikatës kombëtare për administratën publike – shëndetësi, arsim, polici, armatë, transmeton RTCG.
Nëse miratohen këto masa, nga 1 dhjetori kovid-certifikata kombëtare digjitale do të jetë e nevojshme edhe për shfrytëzim të transportit publik, qendrat tregtare, sallat sportive, hapësirat afariste dhe objektet afariste.