MSH: Janë rivaksinuar 47% e qytetarëve të rritur, 54.170 e kanë marrë dozën e tretë

Të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 4.684 doza të vaksinave, nga të cilët 1.113 janë aplikuar si dozë e parë, 916 janë rivaksinuar, ndërsa 2.635 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 13 nëntor gjithsej janë vaksinuar 813.782 qytetarë, janë rivaksinuar 784.833, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 54,170 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pesëdhjetë e gjashtë për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare, siç theksohet, janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullatës nga 18 deri në 39 vjet e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinë me një dozë tek popullata e rritur është 58 për qind, ndërsa me dy doze të përfshira janë 47 për qind e qytetarëve mbi 18 vjet. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39 për qind e tërë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 38 për qind e popullatës në vend ka marrë dy doza të vaksinës, informojnë nga Ministria.