Arjanit Hoxha nga “Lëvizja Besa” nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen ky subjekt të vazhdojë bashkëpunimin me “Alternativën”, megjithatë, tha se pjesëmarrja e kësaj partie nw Qeveri do tw ishte vetëvrasje politike, shkruan gazeta LAJM. “Absolutisht, për ne nuk ka asnjë problem. Sa i takon Alternativës, duhet ata të shprehen. Shansi është historik. Kjo mundësi që na u dha për ta rrëzuar BDI-në, ishte sinjali që t’i tregojmë popullatës se vetëm të bashkuar mund të rrëzojmë BDI-në”, u shpreh Hoxha./ Gazeta LAJM
Lajme Hoxha: Pjesëmarrja e “Alternativës” në një Qeveri me BDI-në, vetëvrasje politike (Video)