Mickoski përfundon në spital

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka publikuar një foto në rrjetin social facebook, ku tregon se i është nënshtruar një operacioni kirurgjik.

“Një deputet i kidnapuar, krim, kërcënime, turp, dhe me siguri dëshira më e madhe e LSDM-BDI që të mos jem në politik. Pas 45 minuta intervenim i lehtë kirurgjik, po ndjehem shumë mirë. Faleënderoj mjekët Xhikovski, Sërceva, Peev dhe të tjerët. Ecim para, nuk jemi ajo që ata nuk janë- Të bashkuar për të ardhmen e re të Maqedonisë”, ka shkruar Mickoski, përcjell SHENJA.