Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, në rast se nuk votohet mosbesimi ndaj Qeverisë, do të shqyrtohet edhe opsioni për një marrëveshje të përbashkët për zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan TV21. Mickoski mes tjerash akuzon presidentin Stevo Pendarovski për mosveprim ndaj sigurisë shtetërore.
“Zgjedhje të shpejta parlamentare janë zgjidhje që të dalim nga kjo siguri politike, dikush më thotë pse e thoni siguri, sepse kjo krizë energjetike bie në sigurinë e shtetit. Ndërkaq ai që është më kompetent për sigurinë, presidenti i shtetit, nuk është askund që të thotë çfarëdo. Flet se si ka pasur 2-3 minuta takim Tik-Toku me presidentin Biden”, deklaroi Mickoski.