Shpërthen zjarri në spitalin e Covid në Rumani, vdesin 2 pacientë, plagoset inferimierja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qytet të Rumanisë, në orët e para të mëngjesit sot, 11 nëntor.

Zjarri, i cili për fat të mirë u shua shpejt, shpërtheu rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Mediet vendase njoftojnë se në spital trajtoheshin më shumë se 16.400 pacientë me Covid-19, midis tyre 310 fëmijë, ndërsa 1.823 ishin të intubuar.

Rumania është vendi i dytë me vaksinimin më të ulët në Bashkimin Evropian, ndërsa ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë nga Covid-19 në botë, me rekord rastesh ditore të infektimeve.

Ky është zjarri i katërt që përfshin spitalet e vendit.

Në tetor, një zjarr vrau shtatë persona në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në qytetin lindor të Konstancës.

Në shkurt, një zjarr tjetër vrau katër pacientë në kryeqytetin, Bukuresht.

Ndërsa nëntorin e kaluar, 10 njerëz vdiqën nga një zjarr, që shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv në spitalin e qarkut Piatra Neamt.

Edhe para pandemisë, Rumania kishte një nga infrastrukturat më pak të zhvilluara të kujdesit shëndetësor të BE-së. Shteti ka ndërtuar vetëm një spital në tre dekadat e fundit.