Zaev: Prolongohen dorëheqjet, për t’u ruajtur shumica parlamentare

-Definitivisht bëhet fjalë për prolongim të përkohshëm për shkak të tentimit për t’u ruajtur shumica parlamentare në anën e LSDM-së, kështu fillimisht e komentoi Zoran Zaev vendimin e partisë për të prolonguar dorëheqjet e tij, respektivisht dorëheqjen nga funksioni i kryeministrit, dhe nga kreu i LSMD-së shkruan TV21.

“Edhe një herë e përsëris, mbrëmjen e 31-shit, kur njoftova për dy dorëheqjet thash se mbetem për një periudhë, që të përkushtohem në mbajtjen e shumicës parlamentare, nëse mundet kjo shumicë parlamentare të zgjerohet. Ditët janë para nesh, gjithsesi këtë do ta mësojmë të gjithë”, tha Zaev./TV21