Xavi përgatitet për revolucion te Barcelona, kërkon shitjen e menjëhershme të gjashtë lojtarëve

Tekniku spanjoll që ishte i mahnitshëm në stolin e Al-Sadd, duke fituar shtatë trofe për shtatë vite, ndërpreu kontratën që t’i bashkohet Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Me ardhjen te Barcelona, Xavi veçse e ka konfirmuar se dëshiron të bëjë disa ndryshime, e planin tashmë ia ka treguar edhe presidentit Joan Laporta.

Sipas El Chiringuito, Xavi është duke konsideruar ndryshimin e madh te Barcelona, ngase dëshiron shitjen e plotë gjashtë futbollistëve.

Bëhet fjalë për Neto, Clermont Lenglet, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho, Martin Braithwaite dhe Luuk de Jong, të cilën nuk i përshtaten stilit të tij të lojës.

Xavi siç dihet është i dhënë pas posedimit dhe futbollistët e lartë përmendur nuk funksionon në ato formacione.