Nuk ndikon humbja nga City, Solskjaer mbetet në krye te Man Utd

Tekniku norvegjez do vazhdojë ta përfaqësojë Man United edhe për ndeshjen e radhës ndaj Watfordit, pas pushimit internacional, transmeton lajmi.net.

Ka pasur spekulime të shumta për shkarkimin e mundshëm te Solskjaer, sidomos pas humbjes nga rivali lokal, Manchester City.

Kjo humbje ishte e treta për Unitedin në katër ndeshje në Premierligë dhe i lënë në pozitën e gjashtë në tabelë, nëntë pikë prapa liderit Chelsea.

Sipas Guardian, United nuk ka asnjë plan për ish trajnerin e Molde dhe do vazhdojë të jetë në krye për ndeshjen e radhës.

Një numër i lojtarëve thuhet se janë të shqetësuar me mënyrën e lojës të Solskjaer, si Bruno Fernandes, derisa Cristiano Ronaldo është shokuar si kanë zbritur standardet në klub që nga viti 2009.

Në rast të shkarkimit të Solskjaer në muajt e ardhshëm, pritet që drejtimin ta marrë trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers.