
Këto deklarata, Mesiq i ka thënë para gazetarëve sot në Baku, shkruan Al-Jazeera, transmeton lajmi.net.
“Ata që erdhën në pushtet në Serbi nuk ishin kundër Sllobodan Millosheviqit sepse ai shkoi në luftë, por sepse ai nuk e fitoi luftën”, ka deklaruar Mesiq.
Sipas Mesiq, Kroacia në anën tjetër ka ruajtur në masë të madhe marrëdhëniet që ekzistonin në kohën e Tugjmanit, i cili e ndante Bosnjë e Hercegovinën me Millosheviqin.
“Tani keni ata trashëgimtarë që mendojnë se ka ardhur koha që BeH të ndahet përsëri”, paralajmëroi ai.
Në anën tjetër, Mesiq ka përmendur edhe çështjen e mosnjohjes së Kosovës, për të cilën ka thënë se politika serbe është shumë agresive. Por, ai ka theksuar se beson që Kosova është “çështje teknike” dhe Serbia nuk do të mund ta arrijë në asnjë mënyrë.
“Është një iluzion”, ka thënë ai.
“Ata provuan gjithçka dhe tani kanë vendosur të prishin marrëdhëniet fetare që janë krijuar në Mal të Zi. Më duket se është e përkohshme, por e gjithë kjo lë shumë nervozizëm në rajon”, beson Mesiq.
Ai fajëson edhe Bashkimin Evropian, sepse nuk i ka zgjidhur disa nga problemet e brendshme.
“Sot, Bashkimi Evropian nuk ka një lider që ka vizion. Ju keni zyrtarë që i mbajnë gjërat, por nuk ofrojnë rrugëdalje. Ne nuk kemi liderë që do të tërheqin vendet që nuk janë në Bashkimin Evropian për t’iu bashkuar BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Nga njëra anë ka humbur entuziazmi i atyre që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe nga ana tjetër ju jeni lodhur duke u anëtarësuar. Natyrisht, këta liderë nuk e dinë se fati i Evropës është në bashkimin e saj. E gjithë kjo vonesë në zgjerimin e Bashkimit Evropian dëmton vetë BE-në dhe politikën botërore”, përfundoi Mesiq.