Mourinho kërkon dy përforcime te Roma

Skuadra e Romës nuk e ka nisur aq mirë edicionin e ri në Serie A, transmeton lajmi.net.

‘Gjallorosët’ momentalisht ndodhen në pozitën e katërt me 19 pikë të grumbulluara, 12 më pak se Napoli dhe Milani që ndodhen në dy pozitat e para.

Jose Mourinho duket se nuk është i kënaqur me fondin e futbollistëve që ka në ekip dhe ka kërkuar dy përforcime menjëherë.

Bëhet fjalë për Ruben Loftus-Cheek të Chelseas dhe Harry Winks të Tottenhami.

Mourinho ka punuar më parë me këta dy futbollistë dhe i njeh mjaft mirë, andaj dëshiron t’i ketë sërish në ekip.

Ekipi italian do të tentojë gjatë transferimin e këtyre dy futbollistëve gjatë merkatos së dimrit.