Kombëtarja e Gjermanisë tashmë ka siguruar matematikisht kualifikimin në Kampionatin Botëror 2022, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu luajtur në kualifikimet të cilat Gjermania do t’i luajë vetëm sa për ‘prestigj’.
‘Pancerat’ më 11 nëntor e presin në shtëpi Lihtenshtajnin, ndërsa më 14 nëntor luajnë me Armeninë.
Përzgjedhësi gjerman, Hansi Flick sapo ka publikuar listën prej 26 futbollistëve të ftuar për këto dy takime.
Në listë janë ftuar edhe disa futbollistë të rinj, duke marrë parasysh faktin që Gjermania tashmë është kualifikuar dhe trajneri do t’i jap hapësirë futbollistëve që kanë luajtur më pak.
Këta janë futbollistët e ftuar nga Flick për dy duelet e fundit të këtyre kualifikimeve. /Lajmi.net/