Vuçiq: “Open Balkan iu ofron liri njerëzve”

epa09563208 Serbian President Aleksandar Vucic (C), Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and North Macedonia Deputy Prime Minister Nikola Dimitrov (R) talk during a press conference in Belgrade, Serbia, 04 November 2021. President Vucic meets with Albanian Prime Minister Rama and North Macedonia Deputy Prime Minister Dimitrov within the cooperation for Open Balkan initiative. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nisma e “Open Balkan” iu ofron liri njerëzve.

“Ballkani i Hapur është diçka që u jep njerëzve liri. Njerëzit janë thelbi i këtij projekti, njerëzit e zakonshëm për të cilët ne kujdesemi – nga fermerët tanë te prodhuesit tanë, biznesmenët, te punëtorët e punësuar në këto kompani,” shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram “avucic ” , raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten në Beograd me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, në kuadër të iniciativës së “Open Balkan”.

Presidenti serb tha një ditë më parë se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, në fund të dhjetorit, ku duhet të miratohet marrëveshja për tregun e lirë të punës, njofton Klankosova.tv.