Ndalen Lakers, mposhten në fund nga Thunders

Los Angeles Lakers u mposhtën me rezultat 104-107 nga Thunders duke pësuar kështu humbjen e parë pas tri fitoreve radhazi, shkruan lajmi.net.

Lakers ishin në avantazh gjatë tre çerekëve të parë, duke pasur epërsi konstante.

Megjithatë, diferenca u bë në çerekun e katërt të cilin Thunders e fituan 24-35 dhe arritën fitore në fund me rezultat 1-4-107.

Më meritori për fitoren e Oklahomas ishte Shai Gilgeous-Alexander me 28 pikë, tre kërcime, gjashtë asistime.

Ndërsa te Lakers u dallua Anthony Davis me 29 pikë, 18 kërcime, pesë asistime.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që janë luajtur mbrëmë në NBA. /Lajmi.net/