Pas raportimeve se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, Erdogan del para mediave

Nisur nga situata e krijuar, Erdogan zgjodhi të dalë vetë para mediave për të shuar zërat se kishte vdekur duke dhënë një konferencë për shtyp para gazetarëve me qëllimin e vetëm që të tregonte se ishte mirë me shëndet.

Pavarësisht se duket i lodhur dhe has vështirësi në të folur, Erdogan i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke dhënë mesazhin se vijon të qëndrojë në detyrë pavarësisht problemeve shëndetësorë.

Prokuroria turke nisi hetimin për 30 persona në Turqi pasi këta të fundit përhapen në rrjetet sociale lajmin se “Presidenti kishte vdekur”. Hetim ka nisur edhe ndaj atyre që kanë shpërndarë hallvë në rrugë pas lajmit të rremë se Erdogan kishte vdekur.