“Djajtë e Kuq” kërkojnë fitore në mënyrë që ta mbajnë kreun e tabelës, derisa Atalanta dëshiron ‘hakmarrje’ për humbjen që pësoi në “Old Trafford”, shkruan lajmi.net.
Mungesat e lojtarëve
Te Atalanta do mungojnë Robin Gosens, Rafael Toloi, Matteo Pessina dhe Hans Hateboer, derisa Berat Gjimshiti është në dyshime shkaku që është rikthyer nga lëndimi.
Ndërsa, edhe te mysafirët ka mungesa, siç është qendërmbrojtësi Victor Lindelof, që pësoi lëndim në stërvitje, kurse Anthony Martial është në dyshime shkaku që ishte i ftuar.
Fakte të ndeshjes
Kanë qenë të shënuara mbi 2.5 gola në 10 ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.
Formacionet e mundshme:
Atalanta (3-4-2-1): Musso; Palomino, Demiral, Roon; Maehle, Freuler, Koopmeiners, Zappacosta; Ilicic, Pasalic; Zapata.
Man Utd (3-4-1-2): De Gea; Bailly, Varane, Maguire; Wan-Bissaka, Pogba, Fred, Shaw; Fernandes; Rashford, Ronaldo.
Statistikë
Atalanta ishte duke fituar me rezultat 0 – 2 në “Old Trafford”, por në fund Man United e përmbysi në 3 – 2. Në tre ndeshje, ata kanë arkëtuar pesë pikë nga nëntë të mundshme.
Manchester United u përgjigj humbjes demoluese nga Liverpool, duke triumfuar ndaj Tottenhamit. Por, ata kanë fituar vetëm tre nga tetë ndeshjet e fundit.
Parashikim:
Atalanta 1 – 2 Manchester United.