Pas shkarkimit të tij, klubi londinez tashmë është duke menduar për kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar portugezin.
Një nga favoritët kryesorë për të marrë stolin e Spurs është tekniku italian, Antonio Conte.
Siç raporton gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, Tottenham tani po përpiqet të bindë Antonio Conten si trajner i ri për të zëvendësuar Nunon pasi ai ka qenë gjithmonë në krye të listës që nga qershori por që nuk kishte asnjë marrëveshje me bordin e Spurs.
Romano gjithashtu thekson se bordi i Tottenham ndjehet ‘më shumë se i sigurt’ për të bindur Antonio Conten dhe për ta emëruar atë si menaxher të ri për të zëvendësuar Nuno dhe se bisedimet po përparojnë tani me kampin e Contes.
Sipas Romanos, Conte po kërkon një plan të rëndësishëm për dritaren e ardhshme të transferimeve dhe kontratën afatgjatë.
Orët e ardhshme mund të jenë deçizive për fatin e teknikut italian por duket se një dakordim do të mund të arrihet mes dy palëve.