KSHZ: Dalja deri në orën 18:30 është 48.88%

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor tha se votimi është mbyllur, ndërsa kanë mbetur disa vendvotime në territorin e shtetit për tu votuar ku ka pasur probleme.
Dalja deri në orën 18:30 ka qenë 48.88%, ndërsa kanë votuar 555 943 persona.
Kryetari i KSHZ-së tha se ka pasur ditë të qetë me disa ngjarje të izoluara, raporton SHENJA.