Paris Saint-Germain sonte do të përballet me Lillen në kuadër të xhiros së 12-të, shkruan lajmi.net.
‘Parisienët’ kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje, ku gjendet dhe Leo Messi.
Messi kishte pasur një shqetësim ditëve të fundit, megjithatë është riaftësuar në kohë dhe pritet të jetë startues sonte.
Ndërkohë në listë nuk gjendet Kylian Mbappe i cili po vazhdon trajtimin e tij për infeksionin e ORL.
Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga trajneri Mauricio Pochettino për ndeshjen me Lille. /Lajmi.net/