Evra zbulon arsyet pse u largua Ronaldo nga Juventusi

Cristiano Ronaldo në merkaton e verës u transferua te Man Utd nga Juventusi për 15 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për ‘La Reppublica’, shoku i ngushtë i CR7, dhe isht-futbollisti Patric Evra ka zbuluar arsyet pse portguezi u largua nga gjiganti italian.

“Ai u largua sepse kishte nevojë për dashuri dhe respekt”.

“Ai e kishte kuptuar se në Torino po fajësohej për të gjitha rezultatet e këqija të Juventusit”.

“Megjithatë, shumë harrojnë se nuk është e lehtë të fitosh në Serie A. Objektivi i Agnellit është të fitojë Scudetton çdo vit, jo Ligën e Kampionëve”.

“Fjalët e Allegrit gjithashtu patën një rol në largimin e Ronaldos”.

“Ai tha se Ronaldo nuk do t’i luajë të gjitha ndeshjet, nuk ka asnjë arsye për ta thënë atë publikisht, thjesht mbajeni private sepse Cristiano është prekur nga gjëra të tilla”, tha Evra.