3 viktima nga uragani i rrallë që ka goditur jugun e Italisë. Autoritetet në alarm

Autoritetet italiane janë në alarm nga një uragan i rrallë që ka goditur jugun e vendit.

Ka shkuar në 3 bilanci i viktimave nga katastrofa e shkaktuar nga moti i keq, që gjatë 3 ditëve të fundit ka gjunjëzuar qytetin e Katanias në jug të Italisë. Ekipet e emergjencës gjetën këtë të enjte edhe trupin e një të moshuare që rezultonte e zhdukur prej të martës si edhe të bashkëshortit të saj pasi makina e tyre u rrëmbye nga rrjedha e ujit.

Pamjet tronditëse që tregojnë se sa i ashpër po bëhet reagimi i natyrës me çrregullimet e ngrohjes globale të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut, rrezikojnë të ripërsëriten brenda pak orësh.

Ekspertët italianë të meteorologjisë konstatojnë se ajo që nisi si ciklon në fillim të kësaj jave, po shndërrohet si rrallë herë për rajonin e Mesdheut në uragan. Në të gjithë rajonin priten erëra me shpejtës 100 kilometra në orë. Pasojat do t’i vuajë sërish Katania dhe e gjithë Siçilia, kryesisht zonat jugore dhe lindore të ishullit.

Situata më e vështirë do të jetë në gjatë së premtes. Autoritetet kanë pezulluar mësimin në shkolla për këto dy ditë, si dhe shumicën e aktiviteteve publike, ndërsa emergjiencat civi.