Një tërmet me magnitudë 5.1 ka tronditur Alaskën

Alaska sot është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 shkallësh.

Kështu së paku ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Epiqendra u raportua në një thellësi prej 40 kilometrash, raporton reuters.

Theksojmë se nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar dëme apo të lënduar.

Kujtojmë se edhe një muaj më parë këtë vend e goditi një tërmet me magnitudë 3.9 shkallësh.