Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, nëpër fushëgropa të caktuara me mjegull, në mëngjes. Do të fryj erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë kohëpaskohshme e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut, nëpër male borë.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri 14 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryj erë e dobët deri mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri dy gradë, ndërsa ajo e ditës deri 10 gradë Celsius.
Të mërkurën pasdite dhe në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të kalojnë në të borës dhe në disa vende më të ulëta. Pastaj vijon periudhë e motit stabil.