Man United pranon vendimin e Pogbas për t’u lejuar falas në verë

Manchester United ka pranuar se mesfushori Paul Pogba do largohet në fund të sezonit si agjent i lirë.

Fituesi i Kupës së Botës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka arritur marrëveshje për të rinovuar me “Djajtë e Kuq”.

Real Madrid, Juventus dhe PSG kanë shprehur interesim me Pogba, që ishte i pasuksesshëm për t’u larguar nga “Old Trafford” në vitin 2019.

Sipas ESPN, United që disa muaj ka provuar nënshkrimin e kontratës së re, gjë që s’është arritur dhe tani klubi anglez do e humb si agjent i lirë në verë.

Raporti shton se United nuk do provojë ta shesë Pogba në janar dhe do e lejojë që në verë të largohet falas.

Ndërkohë, agjenti Mino Raiola para disa javëve konfirmoi që nuk ka asgjë të re lidhur me rinovimin e kontratës së francezit.