A do të tërhiqet Zaev nëse e humb Shkupin? “Pozitën askujt nuk ia ka siguruara babai, rëndësi kanë qytetarët”

A do të tërhiqet kryeministri Zoran Zaev nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale e humb Shkupin por edhe pjesën më të madhe të komunave? Në emisionin debativ Klik Plus në T21, Zaev tha se nëse ndodh diçka e tillë vështirë do të realizohen politikat e pushtetit.

“Në rrethana të tilla, unë si kryetarë i Qeverisë dhe Qeveria e udhëhequr nga unë, nuk mund të shtyjmë drejt BE kur kemi politika në nivel lokal që do të bëjnë gjithçka që të grinden me Bullgarinë, Greqinë, për momentin dy vende anëtare të BE, që munden vetëm të heshtin dhe nuk ka ecje përpara. Kështu që më 31 tetor all in. Sillet vendim dhe duhet ta dinë. Ky nuk është kërcënim, kjo është shprehje e sinqertë e ndjenjave. Unë thash se askush nuk është i përcaktuar dhe i garantuar nga babai i tij, por nga partia se është atje, atje. Populli dhe shteti janë të rëndësishëm. Gjithçka tjetër është e ndryshueshme dhe kaluese”, tha Zaev.

A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare për të cilat opozitarja VMRO-DPMNE insiston pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, Zaev thotë se qeveria është stabile dhe se nuk ka nevojë për diçka të tillë.

“Nuk mendoj se në shtetin tonë duhet të ketë zgjedhje parlamentare. Atë që unë e thashë, unë dhe Qeveria që unë e udhëheq, kjo nuk do të thotë se duhet të ketë zgjedhje parlamentare. Në fakt, dje, është dita e njëjtë kur u konfirmua shumica e qëndrueshme politike dhe këtu nuk ka dilemë. Nuk mundet, jo Mickoski, kushdo që të jetë, të tërheqë pjesë nga ajo shumicë për shkak se nuk ofron diçka më të mirë. Në momentin kur të ofrojë diçka më të mirë, atëherë, gjithçka është e hapur dhe kjo është demokracia”, tha Zaev.

Emisioni Klik Plus në TV21 me intervistën e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev do të transmetohet sonte në orën 21.30.