Komuna e Jegunocit me dalje më të madhe të votuesve në rajonin e Tetovës

Pas tetë orëve nga fillimi i votimit për zgjedhjet lokale në rajonin e Tetovës dalje më të madhe ka në Komunën e Jegunocit e cila është vetëqeverisja lokale më e vogël për nga numri i votuesve.

Në Komunën e Jegunocit deri në orën 15 kanë votuar 26,11 për qind ose 2.667 nga 10.225 qytetarë të cilët kanë të drejtë vote, tregojnë të dhënat e KKZ Jegunoc. Vijon Komuna e Tearcës me 25,15 për qind dalje të qytetarëve, me çka nga 22.450 qytetarë kanë votuar 5.161 qytetarë.

“Nga gjithsej 85.577 qytetarë deri në orën 15 në Komunën e Tetovës kanë votuar 25,07 për qind e qytetarëve ose 13.193 banorë të qytetit dhe fshatrave”, informoi Nazmi Dauti, sekretar i KKZ Tetovë.

Në Bërvenicë kanë votuar 24,98 për qind e votuesve gjegjësisht nga 15.732 banorë të evidentuar kanë votuar 3.297 qytetarë. Nga 24.485 banorë të Komunës së Zhelinës kanë votuar 3.140 qytetarë ose 23,03 për qind e votuesve të regjistruar. Dalje më të vogël prej 22, 46 për qind ka në Komunën e Bogovinës ku nga 28.307 qytetarë kanë votuar 6.045 persona.